Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk pranuan ftesën e Duas për të performuar në “Sunny Hill”

Mediale Vip

Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk pranuan ftesën e Duas për të performuar në “Sunny Hill”

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:31
Bebe Rexha/ Dua Lipa/ Rita Ora

Këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk e kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet në Kosovë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “RTK”, organizuesi i festivalit, babai i Dua Lipës, ka bërë me dije se Bebe dhe Rita i kanë marrë ftesat, por asnjëra prej tyre nuk i ka pranuar.

Rita Ora pritej që të mos e pranonte ftesën, pasi marrëdhëniet nuk i ka edhe aq të ngrohta me Dua Lipën. Kësisoj, surprizë e vërtetë ka qenë refuzimi nga ana e Bebe Rexhës.

“Sunny Hill Festival” do të sjellë këtë vit në Kosovë (2,3,4 gusht) artistë të njohur si Gashi, Miley Cyrus dhe Calvin Harris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat