Me një fotografi provokuese, Era Istrefi lajmërohet nga Londra

Mediale Vip

Me një fotografi provokuese, Era Istrefi lajmërohet nga Londra

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:03
Era Istrefi

Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë.

Përveç prurjeve muzikore, Istrefi ka qenë pjesëmarrëse edhe në shumë koncerte e festivale të realizuara së fundmi në Ballkan.

Ajo ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Era është shfaqur mjaft provokuese në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Ai: si qëndroni e freskët në këtë nxehtësi? Unë:”, ka shkruar Istrefi, duke treguar veshjen e parapëlqyer në ditët e nxehta.

Këtë fotografi, Era e ka realizuar në Londër, kjo pasi ditëve të fundit është duke qëndruar në kryeqytetin britanik për projektet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat