Kush është stilisti që Madonna ia refuzoi tri herë propozimin për martesë

Mediale Vip

Kush është stilisti që Madonna ia refuzoi tri herë propozimin për martesë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:32
Madonna

Madonna kishte refuzuar të bëhej mbretëresha e mbretit të modës Jean Paul Gaultier tri herë.

Stilisti iu vardis këngëtares së hitit Vogue për t’ia kërkuar dorën për martesë, por ajo e refuzoi atë më shumë se një herë.

“I kërkova të martohej me mua tri herë… dhe ajo tha jo,” tregoi Gaultier në emisionin britanik “This Morning on Wednesday”.

Edhe pse lidhja e tyre romantike nuk mbijetoi, çifti mbetën miq të ngushtë gjatë viteve, duke marrë pjesë në Met Gala 2018 në New York bashkë.

Image

Gaultier gjithashtu i ka dizajnuar disa prej veshjeve më të famshme të Madonnës, duke përfshirë shumë nga kostumet që ajo i kishte veshur në turneun e saj 2012 MDNA dhe sytjenën ikonike në formën e konit të cilën ajo e barti në skenë në vitet 1990.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat