Ben Affleck heq dorë nga alkooli

Mediale Vip

Ben Affleck heq dorë nga alkooli

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:35
Ben Affleck

Ben Affleck duket se e ka hedhur pas shpine problemin me alkoolin.

Pas rikthimit në rehabilitim, ylli i kinematografisë arriti të kalojë problemet dhe tani është gati për një fazë të re të karrierës së tij.

Affleck ka nisur një regjim ekstrem për t’u rikthyer në formë, për filmin e tij të ri “The Last Duel”.

Sipas “Radar Online”, aktori stërvitet përditë pa një trajner personal deri në pikën e kolapsit.

“Ka zhvilluar vetëm një regjim ekstrem të ngritjes së peshave, për të vënë muskuj si ato kur interpretonte filma me superheronj. Është i fiksuar dhe po stërvitet deri në pikën e kolapsit”, tha një burim për “Radar Online”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat