Katy dhe Orlando heqin dorë nga martesa dhe shijojnë jetën si çift i dashuruar

Mediale Vip

Katy dhe Orlando heqin dorë nga martesa dhe shijojnë jetën si çift i dashuruar

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 06:48
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Së fundmi Katy Perry ka zbuluar se nuk do të martohet me të dashurin e saj Orlando Bloom, sepse së pari të dy janë të fokusuar në krijimin e një marrëdhënie të shëndetshme. Për këtë arsye çifti i njohur kanë nisur disa ditë pushime së bashku me miqtë në një nga ishujt më të bukur në Spanjë. Ata janë fotografuar në një jaht super luksoz duke shijuar rrezet e diellit dhe sigurisht orët e kaluara në prani të njëri-tjetrit.

Katy kishte veshur një trupore në ngjyrë të zezë, për të mbuluar disa pjesë të trupit dhe për t’u dukur më elegante.

Ndërsa Orlando u shfaq në formë perfekte dhe nuk ngurroi të ekspozonte trupin e tij gjithë muskuj.

Dyshja e njohur duket se po i japin shumë rëndësi krijimit të një lidhjeje të konsoliduar përpara se të shkojnë drejt altarit. Vetë Perry e ftuar në një emision u shpreh se ata kanë nevojë për më shumë kohë, duke qenë se nuk është e lehtë për ta të bëjnë një dasmë të pamenduar mirë, spse më parë kanë qenë të dy të martuar. Kujtojmë se Katy e mori propozimin për martesë në ditën e Shën Valentinit dhe tashmë ajo e Orlando nuk kanë problem të shfaqen gjithmonë përkrah njëri-tjetrit në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat