Dy gëzime në një ditë, Albi Nako emocionon me dedikimin për prindërit shoqëruar me videon më të bukur të tyre

Mediale Vip

Dy gëzime në një ditë, Albi Nako emocionon me dedikimin për prindërit shoqëruar me videon më të bukur të tyre

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 06:50
Albi Nako

Albi Nako ka pasur fatin të rritet nga një baba artist, diçka që ka ndikuar shumë në formimin e tij profesional. Llaqi Nako, i njohur si mjeshtri i baletit, që solli një frymë të re në artin shqiptar, ka qenë mësuesi më i mirë i djalit të tij Albit. Balerini i njohur ka treguar gjithmonë se i është mirënjohës përjetë prindërve dhe këtë gjë e ka shprehur edhe sot duke qenë se në familjen e tij festohet për dy gëzime në të njëjtën ditë. Këtë 25 korrik Llaqi feston ditëlindjen dhe në të njëjtën kohë përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Suzanën. Për këtë ditë të shënuar Albi ka bërë një dedikim shumë emocionues për prindërit, bashkangjitur një videoje mjaft të bukur të tyre. Balerini ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën të dy prindërit shihen duke kërcyer bashkë një vallëzim me rastin e 50-vjetorit të martesës. Përkrah videos së prindërve Albi ka shkruar: “Jeta është rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por kur në krahë ke bashkë-udhëtar njeriun e duhur gjithçka rrezaton dritë. 50 vite së bashku sikur ishin dje… Gëzuar ditëlindjen babai im!  Gëzuar 50 vite martesë mamaja ime së bashku me udhëtarin tënd të jetës.  Ju dua pafund Suzana & Llaqi Nako! Vallëzimi nuk njeh moshë nga mosha 4 e deri 99 vjeç”. Së fundmi Albi Nako ka hapur një akademi kërcimi nën emrin e tij, duke qenë se prej vitesh ka mësuar nga babai si të stërvitë talentet e rinj të baletit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat