Ndryshojnë raportet midis Kate dhe Meghan, kunatat marrin statusin e mikeshave të ngushta

Mediale Vip

Ndryshojnë raportet midis Kate dhe Meghan, kunatat marrin statusin e mikeshave të ngushta

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 07:00
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Kate Middleton dhe Meghan Markle janë komentuar për marrëdhënien e tyre. Thuhej se për një kohë të gjatë kunatat kanë pasur probleme me njëra-tjetrën, por tani duket se gjërat janë sheshuar dhe kanë marrë statusin e mikeshave të ngushta, duke komunikuar çdo ditë nëpërmjet mesazheve. Kate dhe Meghan e kanë mbajtur shoqërinë e tyre larg syrit të mediave dhe dukesha duket se ka qenë një mbështetje e madhe për kunatën e saj, kur solli në jetë vogëlushin Archie. Sipas burimeve të ‘Cosmopolitan’, asgjë nuk ka qenë perfekte në fillim, por marrëdhënia e tyre ka evoluar me kohën dhe duket se do të vazhdojë gjatë. Afrimi i tyre u kuptua që në daljen publike në ‘Wimbledon’, ku nuk mungonin bisedat shoqëruar me të qeshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat