Bleona zbulon artisten e saj të preferuar, ja çfarë thotë ajo për këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

Bleona zbulon artisten e saj të preferuar, ja çfarë thotë ajo për këngëtaren shqiptare

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 07:15
Bleona Qereti

Mbrëmjen e djeshme, Bleona Qereti ka qenë e ftuar në emisionin ‘Sonte T7’ ku dhe ka folur për planet e saj në lidhje me karrierën kinematografike. Pyetur nga moderatori Shpend Lipa, Bleona ka zbuluar dhe këngëtaren e saj të preferuar në Shqipëri dhe momentalisht ajo që ‘e çmendte’ ishte Tayna. Sipas saj, Tayna i përket një rryme tjetër dhe pavarësisht se nuk vetë nuk është rritur me muzikë ‘hip hop’, i pëlqen ta dëgjojë sepse gjërat që thotë në këngët e saj janë të zgjuara. “Ajo është talent dhe atë e kupton vetëm dikush që është profesionit, ose nuk është xheloz. Ajo vajzë është perfekte, e dua”, është shprehur Bleona. Këto fjalë sigurisht i ka mirëpritur dhe Tayna, e cila të njëjtin fragment e ka publikuar në ‘Instastory-n’ e saj dhe ka shkruar: “Dhe unë të dua”. Tayna është kthyer në një nga artistet më të njohura, pasi ka qenë ndër të parat që ka sjellë repin në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat