Miley Cyrus jep lajmin e keq për fansat: Nuk do performoj në ‘MTV Music Awards’

Mediale Vip

Miley Cyrus jep lajmin e keq për fansat: Nuk do performoj në ‘MTV Music Awards’

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 14:09
Miley Cyrus

Miley Cyrus ka zbuluar se nuk do performojë në ‘MTV Music Awards’ që do të mbahet së shpejti. Arsyeja është shumë e thjeshtë dhe e drejtë, pasi Miley nuk është nominuar për të qenë fituese dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet e ofenduar. Ka qenë një postim i një fanseje të saj që ka konfirmuar lajmin. Vajza në fjalë ka shkruara krahas një fotoje: “Nuk do e shoh ‘MTV Music Awards’ nëse Miley nuk performon aty”. Në po të njëjtin postim është përgjigjur vetë këngëtarja duke shkruar: “Sigurisht që jo”.

Megjithëse nuk do të jetë në “VMA’s”, Miley ka bërë shumë bujë këtë vit, sidomos me klipet që ka realizuar dhe këngët e reja që ka publikuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat