Kylie publikon foto të Stormit, Hailey Baldwin emocionohet aq shumë sa po mendon të bëhet nënë

Mediale Vip

Kylie publikon foto të Stormit, Hailey Baldwin emocionohet aq shumë sa po mendon të bëhet nënë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 14:13
Tayga dhe Stormi

Kylie Jenner e ka ‘çmendur’ rrjetin me fotot më të ëmbla të vajzës së saj, Stormi. Ajo zbuloi se dita e djeshme ju dedikua së voglës dhe bashkë me partnerin e saj u nisën për një aventurë të bukur në natyrë.

Sigurisht që komentet në postimin në fjalë qenë të shumta dhe të gjithë shkruajtën fjalët më të ëmbla për të voglën e cila po rritet çdo ditë e më shumë. Megjithatë vëmendjen e mori edhe një detaj tjetër.

Hailey Baldwin është prekur shumë nga ky postim dhe po mendon seriozisht që të bëhet nënë duke parë të voglën e yllit televiziv.

“Të lutem ndalo, dua dhe unë një fëmijë. Ajo është më e ëmbla”, ka shkruar modelja në foton e Stormit. Kujtojmë se Hailey dhe Justin janë shprehur shpesh edhe publikisht për dëshirën e madhe që të bëhen prindër, por kanë theksuar se nuk është një plan i afërt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat