Jennifer Lopez nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Miami Beach

Mediale Vip

Jennifer Lopez nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Miami Beach

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:49
Pamje nga ndarja e çmimit

Jennifer Lopez u nderua me “Çelësin e Qytetit” në Miami Beach këtë të enjte, një ditë pasi festoi 50 vjetorin e saj të lindjes.

Artistja ishte në shtëpinë e saj në Miami me të fejuarin e saj Alex Rodriguez, kur kryebashkiaku Dan Gelber i dha asaj çelësin personal, i cili kishte inicialet e saj në të, shkruan DailyMail.

Më 24 korrik 2019, ditëlindja e 50-të e saj, është emëruar zyrtarisht Dita e Jennifer Lopez nga komisioneri Michael Gongora, sipas një njoftimi për shtyp.

“Ky është padyshim një nder i madh. Është kaq e madhe të jesh në këtë pikë në jetën time dhe të kem një njohje si kjo”, ka thënë Jennifer Lopez.

Ndërkohë, edhe komisioneri Gongora pati fjalë të mëdha për J Lo.

“Unë kam kërcyer gjithnjë me muzikën tuaj dhe përveç të qenit një këngëtare dhe interpretuese fantastike, ju jeni një mbështetëse e zjarrtë e të drejtave LGBT. Ju keni dhuruar miliona dollarë për hulumtimet që zhvillohen për HIV AIDS”, tha Gongora.

“Kjo është arsyeja pse në vitin 2013 amfAR ju dha çmimin e saj humanitar, si dhe një çmim për aleat për barazi që keni marrë nga fushata për të drejtat e njeriut. Pra, nuk është vetëm favori dhe talentet tuaja. Ka të bëjë me faktin që ju përdorni platformën tuaj për t’u dhënë përsëri të tjerëve dhe për t’i frymëzuar ata siç më keni frymëzuar mua”, tha më tej ai.

Komisioneri interpretoi para të gjithë fjalët: “Në emër të kryetarit të bashkisë, vetë dhe të gjithë Komisionit, ne jemi të nderuar të shpallim datën 24 korrik 2019, në atë që do të njihet përgjithmonë si Dita e Jennifer Lopez në qytetin e Miami Beach”.

Kryebashkiaku Gelber tha se nderi i dhuruar ndaj Lopez nuk është vetëm për karrierën e saj të mahnitshme dhe për të gjitha aftësitë që ka në shumë fusha, është për atë që ajo ka bërë për komunitetin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat