Si një pallat mbretëror, Gjyste Vulaj zbulon pamjet luksoze nga shtëpia e saj

Mediale Vip

Si një pallat mbretëror, Gjyste Vulaj zbulon pamjet luksoze nga shtëpia e saj

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:46
Gjyste Vulaj

Përveç se një nga këngëtaret më të pëlqyera të vendit tonë, Gjyste Vulaj është dhe një nga personazhet më aktivë në rrjete sociale.

Ajo publikon shpeshherë foto apo video nga performanca të ndryshme në koncerte, ndërsa përsa i përket jetës private, mundohet të jetë pak më e mbyllur.

Megjithatë, së fundmi, Gjyste ka publikuar një foto ku ka zbuluar një nga ambientet e shtëpisë së saj dhe duhet ta pranojmë se duket si dhomat tipike të ndonjë pallati mbretëror.

Kudo mbizotëron ngjyra e bardhë, me një tavolinë të gjatë në mes dhe 2 ambazhurë të stilit klasik.

Një pamje e tillë i ka bërë përshtypje dhe fansave, të cilët nuk kanë hezituar të shprehin mendimin e tyre në komente. Me një kuzhinë të tillë, e marrim me mend lehtë se si duken dhomat e tjera në shtëpinë e Gjystes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat