Pasi tha se u martua në fshehtësi, zbulohet e vërteta e dasmës së Bebe Rexhës

Mediale Vip

Pasi tha se u martua në fshehtësi, zbulohet e vërteta e dasmës së Bebe Rexhës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:48
Bebe Rexha

Ditën e djeshme, Bebe Rexha habiti fansat e saj me një video që publikoi në ‘Instagram’, ku shfaqej e veshur me një fustan nusërie.

“Duhet t’jua mbaja sekret”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas videos, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta tek fansat dhe miqtë e saj.

Por si qëndron e vërteta e kësaj video dhe atyre të publikuara në ‘Instastory’ nga Bebe? Sipas ‘ET’, bëhet fjalë për videoklipin e këngës së saj më të re në bashkëpunim me Jax Jones, ‘Harder’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Best Day Of My Life ? ? I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ky i fundit ka publikuar një status në ‘Twitter’ ku ka vënë në dijeni fansat se xhirimet e videoklipit kanë nisur, gjë që na kthen sërish tek postimet e Bebe Rexhës në ‘Instagram’. ‘Harder’ u publikua fundjavën e kaluar, pa një videoklip origjinal, por gjithsesi u prit shumë mirë nga të gjithë fansat e dyshes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat