Dua Lipa kërkon më shumë verë

Mediale Vip

Dua Lipa kërkon më shumë verë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:05
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur nuk ishte pjesë e emisionit me Andrea Bocelli në Firencë, për shkak të motit të lig.

Dua Lipa, e cila më herët paralajmëroi ardhjen ‘e shpejtë’ të albumit të saj më të ri, së fundi kishte probleme me fluturim për në Itali, për shkak të motit jo të mirë.

Megjithatë, ajo duket në disponim të mirë në disa foto të postuara, ku shihet duke pirë verë.

“Më shumë verë, ju lutem gjatë Merkurit retrograd”, shkruan këngëtarja në Facebook.

Lipa, e cila bëri bujë botërore me albumin e saj të parë në vitin 2017, ka ide të qarta sa i përket se çfarë do të thotë ajo me muzikën e saj.

Ylli është shndërruar në zë të përkrahjes të të drejtave të LGBTI-së, duke mbështetur fansat që u larguan me dhunë nga koncerti i saj në Shangai, pasi që kishin valëvitur flamujt e këtij komuniteti.

"Tani kam një ide shumë të qartë për atë që bëj dhe çfarë dua të them - gjërat për të cilat nuk kam frikë. Kjo është ajo që me të vërtetë është e rëndësishme", tha 23-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat