Bukuria e Kosovës shkëlqen në emër të Finlandës në “Miss Bota” në Kinë

Mediale Vip

Bukuria e Kosovës shkëlqen në emër të Finlandës në “Miss Bota” në Kinë

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:02
Adriana Gërxheliun

Si gazetar kam pasur shumë biseda dhe intervista me mërgimtarë, mirëpo e veçanta e kësaj interviste me Adriana Gërxheliun, vajzen nga Vushtrria, është se, ajo ka lindur, rritur dhe edukuar në Finlandë në frymën finlandeze dhe gjuha shqipe e saj është aq fluente sa që i turpëron shumë të rinj dhe politikanë, që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë

“Bota sot”: Si po kaloni në pushime në Kosovë dhe sa shpesh vjen?

Adriana Gërxheliu: Shumë mirë jam tu kalua në Kosovë, është një prej vendeve më të preferuarat në botë. Këtu jam që dy javë, do rri edhe një javë dhe jam shumë mirë tu kalua. Unë në Kosovë, vij zakonisht çdo vit, por vitin e kaluar nuk kam qenë këtu hiq se kam qenë shumë e zanë me aktivitete në Finlandë dhe nuk ja kam arritë me ardhë, por këtë vit erdha dhe jam shumë e lumtur që gjendem në Kosovë.

Image

“Bota sot”: Si e ndjeni vetën si shqiptare e Kosovës në Finlandë?

Adriana Gërxheliu: Jam shumë krenare që jam shqiptare e Kosovës. Atje kom folë shumë për Kosovën edhe gjatë garave kur kemi pasur intervista të ndryshme me gazetarë dhe në televizione ku kam pasur intervista gjithmonë e kam përmendur Kosovën dhe më kanë pyetur rreth Kosovës sepse kanë qënë shumë të interesuar. Atje në Finlandë janë disa personazhe që merren me futboll ose me ndonjë sport që e kanë prejardhjen nga Kosova, kështu që kanë qenë shumë të interesuar që të dinë më shumë për Kosovën. Gjithashtu edhe në Kinë kam kalua jashtëzakonisht bukur dhe u kanë një eksperiencë tepër e bukur dhe kanë qenë 120 vajza prej shteteve të ndryshme të botës, dhe unë isha vaja e 67 nga Finlanda që e kam përfaqësuar këtë shtet atje, por atë vit nuk ka qenë Kosova e përfaqësuar sepse Miss Kosova nuk ka arritur me shkua dhe unë e kam ndie si obligim dhe si nderë të përfaqësoj që të dyja, si Finlandën dhe Kosovën

Image

“Bota sot”: Çfarë ndjenje ishte çmimi i bukurisë të marrë në Finlandë dhe përfaqësimi i Finlandës në “Miss Bota” në Kinë?

Adriana Gërxheliu: Ka qenë shumë ndjenjë e bukur dhe kam qenë shumë krenare që bukuria shqiptare të përfaqësohet edhe në Finlandë edhe në Kinë dhe në botë në përgjithësi.

Image

“Bota sot”: Ku është Kosova në jetën e juaj?

Adriana Gërxheliu: Kosova për mua është pjesë e ditës çdo ditë dhe çdo moment nëpërmjet gjuhës, kulturës, traditave që i mbajmë në shtëpi në Finlandë.

Image

“Bota sot”: A do të vazhdoni me tutje ta kombinoni bukurinë dhe mençurinë përmes edukimit?

Adriana Gërxheliu: Absolutisht që po!

Image

“Bota sot”: Sa ofron Kosova mundësi për inkuadrimin e diasporës në procese integruese dhe në veçanti në rastin e juaj ku origjina juaj nga Kosova dhe bukuria e kronuar, mund të ndikoj në përmirësimin e imazhit të Kosovës në Finlandë dhe Botë?

Adriana Gërxheliu: Jam mundu sa më shumë që të promovoj Kosovën edhe atje, të foli në Kosovë dhe kam folur publikisht për Kosovën sa më shumë gjëra të bukura dhe jam shumë krenare. Kosova e meriton që të folët për të në mbarë botën dhe kem shumë personazhe tjera në botë që kanë arritur suksese dhe nëpërmjet tyre ka marrë Kosova shumë promovim dhe jam edhe unë shumë e lumtur që edhe unë jam një prej tyre që e bëjë këtë.

Image

“Bota sot”: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?

Adriana Gërxheliu: Planet e mia për të ardhmen janë që të punoj dhe të arrij gjëra të reja. Tash nuk e di se çfarë do të sjell e ardhmja por të këqyrim. Tani punoj si, moderatorë dhe modele në Finlandë, nëpër evenimente të ndryshme, po ashtu punoj edhe në Qendrën Interkulturale ku i bëjmë kulturat e ndryshme bashkë dhe të njoftohen në mes vete, jo vetëm përmes mediave por edhe kështu të tubohemi dhe të organizohemi për të gjetur atë gjuhen e përbashkët se bota po globalizohet çdo ditë e më shumë dhe mendoj që është shumë e rëndësishme. Ndërsa, sa i përket planeve për Kosovë, ende nuk kam menduar por në të ardhmen mund të pritet.

Image

“Bota sot”: Sa po ofron Kosova mundësi për juve dhe për diasporën në përgjithësi?

Adriana Gërxheliu: Unë nga Kosova kam marrë shumë mbështetje por edhe nga shqiptarët në gjithë botën për të cilën i falënderoj shumë sepse ka qenë shumë gjë e rëndësishme për mua dhe organizata e Miss Finlandës kanë bë wow, sa bukur që po të mbështesin kaq shumë dhe saherë që kemi shkua në vende të ndryshme nëpër Finlandë unë kam pas përkrahjen nga shqiptarët dhe atyre ju ka ardhur shumë mirë që kam atë mbështetje aq të madhe.

Image

“Bota sot”: Pas gjithë kësaj, a ka ndonjë ndryshim në jetën e juaj?

Adriana Gërxheliu: Po pas sukseseve kam filluar të punoj. Si modele kam punuar edhe para garave aty ku kam fituar përvojën dhe më kanë pru shumë suksese, kam shkua në vende të ndryshme, kam punuar si moderatorë dhe si modele nëpër vende të ndryshme dhe shpresoj që në të ardhmen të kem edhe më shumë suksese.

Image

“Bota sot”: Cili është momenti më interesant që mund të na thoni?

Adriana Gërxheliu: Momenti më i bukuri i jetës time ka qenë ajo kur prindërit e mi ishin në finale dhe përballë duke më shikuar, dhe i kam shikua me një emocion të jashtëzakonshëm dhe janë shumë krenare për mua. Gjithnjë më kanë thënë se edukatën që ta kemi dhënë duhet të na përfaqësosh me këtë edukatë edhe bukurinë shqiptare.

Image

“Bota sot”: Çka mund të na thoni për fund?

Adriana Gërxheliu: Siç tregova më herët punoj në Qendër Interkulturale dhe jam kryetare e Shoqatës Shqiptare atje ku jetoj në Turku të Finlandës dhe jam shumë krenare për këtë si dhe jam femra e parë që jam zgjedh kryetare atje. Merrem me shumë gjëra që lidhen me Kosovën dhe shqiptarinë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat