Edhe një duet nga Mozzik dhe Loredana, mësohet data e publikimit

Mediale Vip

Edhe një duet nga Mozzik dhe Loredana, mësohet data e publikimit

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:50
Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Loredana po vijnë edhe me një bashkëpunim.

Mozzik dhe Loredana po përgatisin edhe një këngë të re, detajet e së cilës i bënë të ditura përmes rrjetit social Instagram.

Dyshja kanë finalizuar këngën me titull “Eiskalt”, të cilës do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin.

Kjo këngë publikohet të enjten (1 gusht) dhe pritet të jetë në mesin e këngëve pretendente për hit, ashtu si projektet e tjera të tyre.

Image

Kjo nuk është hera e parë që ky çift sjellin këngë të përbashkët, mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat