Pas suksesit të këngës “Fustani”, Elvana Gjata sjell bashkëpunimin e radhës me një tjetër këngëtar shqiptar

Mediale Vip

Pas suksesit të këngës “Fustani”, Elvana Gjata sjell bashkëpunimin e radhës me një tjetër këngëtar shqiptar

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:55
Elvana Gjata dhe Ardian Bujupi

Elvana Gjata dhe Capital t publikuan pak kohë më parë bashkëpunimin e tyre të dytë me titull “Fustani”, i cili u prit shumë mirë nga të gjithë fansat e tyre.

Kënga u kthye në hit dhe tani e dëgjojmë në çdo vend publik apo klub nate. Pas këtij suksesi, duket se Elvana ka vendosur të bashkojë forcat me një tjetër këngëtar shqiptar.

Ajo publikoi mbrëmjen e djeshme një video në ‘Instastory’, ku zbulonte një pjesë të shkurtër të këngës së re.

Të njëjtën video e kishte publikuar dhe Ardian Bujupi, duke lajmëruar kështu bashkëpunimin e tyre. Sipas fansave, kënga do të mbaje titullin “X”, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga Ardian apo Elvana.

Ata nuk kanë folur as për datën e publikimit, apo detaje të tjera, kështu e vetmja gië që na mbetet është të shohim çfarë do ndodhë në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat