Stresi mirënjohës përjetë Flori Mumajesit: Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme

Mediale Vip

Stresi mirënjohës përjetë Flori Mumajesit: Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 23:26
Stresi dhe Flori

Stresi dhe Flori Mumajesi janë dy nga personazhet e njohur që ruajnë një miqësi të pastër prej vitesh. Në hapat e parë të Stresit në muzikë, Flori ka qenë një mbështetje e madhe për të, ndaj reperi nuk ka lënë asnjë rast pa i shprehur mirënjohje. Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi përmes një postimi në ‘Instagram’, ku nuk ka harruar të përmend gjithçka që Mumajesi ka bërë për të. Stresi ka publikuar një foto të tijën dhe të Florit, në të cilën të dy artistët shihen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit. Bashkangjitur fotos reperi ka shkruar: “Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelësi i suksesit. Tani po eci vetëm, por pa harruar se kush më ndihmoi. Më mungon”.

Flori që prej dhjetorit nuk ka qenë aktivë në muzikë, ndërsa përpara disa muajsh përmes postimeve të ndryshme në ‘Instagram’ bëri një përmbledhje të repertorit të tij muzikor, ndaj të gjithë e ndjejnë mungesën e artistit. Një pjesë prej hiteve të Stresit mbajnë vulën e Florit, të tilla si “Lambo” apo “Love Story”, për këtë arsye ai nuk ngurron asnjëherë ta falenderojë kolegun e tij. Kujtojmë se disa vite më parë Stresi ishte pjesë e labelit të Flori Mumajesit, ‘Threedots’, dhe pavarësisht se u largua nga andej dy artistët vazhduan të ruajnë miqësinë mes tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat