Modeles i presin fytin, gjendet e zhveshur në valixhe

Mediale Vip

Modeles i presin fytin, gjendet e zhveshur në valixhe

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 00:38
Ekaterina K

Një modele 24-vjeçare është gjetur e pajetë brenda në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.

Trupi i modeles Ekaterina K. ishte zhveshur dhe ishte qëlluar disa herë me thikë, njoftoi policia pas hetimeve paraprake. Autori i kishte prerë fytin, ndërsa hetimet janë përqëndruar te vrasja për shkak të xhelozisë, shkruan “Mirror”, transmeton “Balkanweb”.

Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social Instagram.

Sipas autoriteteve, modelja kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një burrë të moshuar 52-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat