E rëndë! Aktori i ‘Star Trek’ abuzon seksualisht me 6 femra teksa u jepte leksione aktrimi në shtëpi

Mediale Vip

E rëndë! Aktori i ‘Star Trek’ abuzon seksualisht me 6 femra teksa u jepte leksione aktrimi në shtëpi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:26
Christopher Ogugua

Aktori  i “Star Trek”, Christopher Ogugua, i njohur nga të gjithë si Chris Obi, është akuzuar së fundmi për abuzim seksual me 6 vajza të moshën 20-vjeçare.

Aktori ushtronte kurse aktrimi dhe i mësonte vajzat të ‘aktronin’ skena intime, duke abuzuar më pas me to.

Kjo gjë ka vazhduar për disa vite dhe ka ndodhur rreth periudhës kohore mes korrikut të 2012-ës dhe gushtit të 2018-ës.

51-vjeçari është arrestuar në aeroport, teksa do të fluturonte për në shtëpi, në Los Angeles.

Kujtojmë se Obi ka luajtur në prodhimet e njohura “Doctor Who”, “American Gods”, “Death in Paradise” etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat