Serena Williams krijon fustanin ‘magjik’; për të gjitha e për çdo trup! - Bota Sot
Serena Williams krijon fustanin ‘magjik’; për të gjitha e për çdo trup!

Mediale Vip

Serena Williams krijon fustanin ‘magjik’; për të gjitha e për çdo trup!

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:35
Serena Williams

Serena Williams është një grua me shumë talente. Jo vetëm një nga lojtaret më të mira të tenisit në histori, por Williams është gjithashtu një biznesmene e suksesshmë dhe disajnere mode.

E reja më e fundit është stilimi i një fustani i krijuar për të gjitha femrat e për çdo trup.

Ajo e zbuloi modelin e fustanit në fjalë në llogarinë e saj në Instgarm, duke ndarë një video ku shfaqeshin gra të ndryshme që mbanin veshur fustanin dhe tregonin se si ai i bënte ato të ndiheshin të sigurta në vetvete.

Ylli i tenisit ishte gjithashtu në videon në fjalë, duke modeluar po me të njëjtin fustan e duke shkruar: “Do të kemi një verë të nxehtë të kuqe përpara. Unë dizenjova fustanin “Twist Front Dress” për të gjitha dhe për çdo trup”.

Sportistja tregoi se e gjeti frymëzimin për veshjen te gratë me të gjitha përmasat, që ato të ndihen mirë me veten. “Askush në botë nuk duket njësoj me tjetrin. ne jemi të gjithë të ndryshëm”, dëgjohet të thotë kampionia e Wimbeldon përgjatë videos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...