Luana Vjollca i është larguar pushimeve ekzotike këtë herë dhe ka zgjedhur që të shijojë disa ditë pushimi larg detit dhe rerës. Ajo ka qëndruar pak ditë në Monte-Carlo, në një hotel që kushtonte plot 710 dollarë nata, shkruan Icon Style.
Por showgirl-i nuk ka ndërmend të mbyll me kaq! Ajo ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt rivierës francezë, një destinacion po luksoz dhe i pëlqyer i shumë personazheve VIP.
Siç shihet edhe nga postimet në Instagram, Luana ka vizituar fillimisht Nice dhe pastaj Cannes, vend ky ku mbahet edhe Festivali i njohur i Filmit.