Ekstremisht e dobët, çfarë po ndodh me këngëtaren Celine Dion

Mediale Vip

Ekstremisht e dobët, çfarë po ndodh me këngëtaren Celine Dion

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:23
Celine Dion

Prej një kohe të gjatë këngëtatja Celine Dion ka shqetësuar fansat, pasi është parë shumë më e dobët se më parë. Ajo gjithmonë ka pëlqyer të jetë elegante, por tashmë ka humbur peshë në mënyrë ekstreme. Këngëtarja ka thënë për BBC se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri.

Këngëtarja 51 vjeçare ka treguar se është dobësuar shumë pasi është duke praktikuar balet 4 herë në javë. ‘Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë’. Ka thënë Dion. Pavarësisht kësaj ajo u përball me vdekjen e bashkëshortit Rene Angelil dhe me humbjen e të vëllait Daniel tre vjet më parë, duke shënuar kështu nëj goditje të fortë emocionale për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat