Çifti i këngëtarëve shihen në momente intime, fansat mendojnë se lidhja e tyre është fallco

Mediale Vip

Çifti i këngëtarëve shihen në momente intime, fansat mendojnë se lidhja e tyre është fallco

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:26
Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Camila Cabello dhe Shawn Mendes bënë lidhjen e tyre publike pak kohë pasi publikuan këngën ‘Sinorita’. Që nga ajo kohë, dyshja është parë shpeshherë në praninë e njëri-tjetrit në ambiente publike, ku nuk kanë munguar puthjet apo përqafimet midis tyre. Kjo gjë disa fansave i është dukur si diçka shumë e bukur, pasi Shawn dhe Camila duken vërtetë të dashuruar, por pjesa tjetër e fansave mendon se lidhja e tyre është fallco dhe vetëm për të tërhequr vëmendjen e mediave, kjo sepse këngëtarët shfaqin afeksion gjithmonë kur shohin kamera pranë tyre. Sipas “Cosmopolitan” kjo mund të jetë sepse ata janë shumë të dashuruar dhe nuk e kanë problem ta tregojnë këtë para të gjithëve, megjithatë jemi ende në pritje të një konfirmimi zyrtar në rrjete sociale nga Camila ose Shawn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat