Bebe Rexha në moshën 29-vjeçare merr patent shoferin

Mediale Vip

Bebe Rexha në moshën 29-vjeçare merr patent shoferin

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:39
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pasur një ditë të veçantë të martën.

Kjo pasi në këtë ditë, ajo ka arritur që edhe pse në moshën 29 vjeçare të marrë patentën e makinës.

Këtë gjë, bukuroshja shqiptare e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I GOT MY DRIVERS LICENSE TODAY!!!!! Woot woot. What kind of car should I gettttt????!!!? ? ? ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“E mora patentë shoferin sot! Tytt tyt. Të gjithë ruhuni, Bebe është në rrugë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta në fotografi ka treguar patent shoferin e saj, me të cilin tani e tutje do të ketë mundësinë të vozisë e vetme veturën e saj.

Bebe Rexha përndryshe shumë shpejt do të sjell klipin e këngës “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones.Ajo është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards, ndërsa pret të fitojë një nga çmimet e mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat