Kristina Baki ndryshon ‘look’, modelja zyrtarisht në grupin e bjondeve

Mediale Vip

Kristina Baki ndryshon ‘look’, modelja zyrtarisht në grupin e bjondeve

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:32
Kristina Baki

Trendi i këtij viti për sezonin e verës është ngjyra e çelët e flokëve. Shumica e VIP-ave të huaj dhe shqiptarë që për një kohë të gjatë i kemi parë me flokë të errët, janë bërë pjesë e grupit të bjondeve.

Ndër to përmendim dhe modelen shqiptare, Kristina Baki, e cila me anë të një fotoje në ‘Instagram’ zbuloi se tani ishte kthyer në një bjonde.

Ndryshimi i saj nuk ka qenë drastik, por vetëm disa fije të shpeshta në nuancën e bjondes, duke lënë të duket dhe ngjyra e saj natyrale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New hair color ??‍♀️by ❤️ @danjela.kapo.dk @tophaircosmetics_shpk Yes or no ? ?

A post shared by ????????? (@kristinabaki) on

‘Look-u’ i ri i saj është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentat në komente. Kujtojmë se në vitin 2013, Kristina vodhi kurorën e ‘Miss Universe Albania’, ndërsa në vitin 2015 përfaqësoi vendin tonë në ‘Miss World’ në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat