Partneri i bleu ‘Porsche’ për ditëlindje, JLo: Nuk kam vozitur veturë kurrë më parë

Mediale Vip

Partneri i bleu ‘Porsche’ për ditëlindje, JLo: Nuk kam vozitur veturë kurrë më parë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 00:37
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Dhurata e Alex Rodriguez për të fejuarën e tij, ishte pa diskutim interesante, shkruan Today.

Jennifer Lopez e pranoi se nuk ka vozitur kurrë veturë, pasi i fejuari Alex Rodriguez i dhuroi asaj një “Porsche” në  vlerë 140.000 dollarë me rastin e ditëlindjes së 50-të.

Alex e befasoi këngëtaren me një veturë të kuqe, ditën kur ajo po festonte ditëlindjen e 50-të.

“Oh, Zoti im! Unë kurrë nuk kam pasur një makinë si kjo. Unë kurrë nuk kam drejtuar makinë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kur u afruan tek vetura e re, Jennifer është parë teksa u ul në vendin e shoferit, kurse Alex në atë të pasagjerëve.

Por, nëse ajo ka nevojë për dikë që e mëson të vozis, Alex shprehet i gatshëm t’i ndihmojë asaj.

“Unë jam i gatshëm t’i jap mësimet  asaj,” tha me shaka ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat