“Mënyra më e mirë për të humbur kaloritë”, Armina Mevlani zbulon sekretin për mbajtjen e trupit në formë

Mediale Vip

“Mënyra më e mirë për të humbur kaloritë”, Armina Mevlani zbulon sekretin për mbajtjen e trupit në formë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:43
Armina Mevlani

Armina Mevlani është një nga bloggeret më të njohura në vend dhe ka arritur të depërtojë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Duke qenë kaq  e suksesshme në këtë fushë, Arminës i duhet që gjithmonë të tregojë kujdes të veçantë për veten. Kur flasim për përkujdesje nuk bëhet fjalë vetëm për fytyrën apo flokët, por edhe për mbajtjen në formë të trupit. Ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve që zgjedhin të frekuentojnë palestrën për të pasur një fizik me forma perfekte, Armina ka gjetur një tjetër alternativë. Prej kohësh ajo praktikon kërcimin latin dhe duket se kjo gjë e ndihmon shumë në djegien e kalorive. Mevlani ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kërcyer një salsa së bashku me instruktorin.

Ajo ka treguar se zgjedh orët e para të mëngjesit për t’u praktikuar dhe mesa duket kjo është mënyra më e mirë për ta mbajtur trupin në formën e duhur. Përveçse ndihmon për të pasur një trup fit kërcimi ka dhe shumë benefite të tjera. Ai ndihmon në shëndetin e zemrës e të mushkërive, rrit fuqinë muskulore, ndihmon ë forcimin e kockave, përmirëson balancën e trupit dhe funksionimin e trurit. Për këtë arsye nuk është keq që të gjithë të fillonit një kurs kërcimi si Armina, apo të praktikoheshit edhe vetë në shtëpi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat