Armiqësitë nuk kanë fund për Lady Gaga-n, ish-bashkëshortja e partnerit aktual e thumbon publikisht

Mediale Vip

Armiqësitë nuk kanë fund për Lady Gaga-n, ish-bashkëshortja e partnerit aktual e thumbon publikisht

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 14:13
Lady Gaga

Pak muaj më parë Lady Gaga u përfol për një histori dashurie me Bradley Cooper, e cila asnjëherë nuk u konfirmua nga ana e dyshes. Por siç duket në jetën e artistes është dikush tjetër, një emër jo i panjohur për botën e muzikës. Bëhet fjalë për Dan Horton, inxhinierin e zërit, me të cilin këngëtarja është parë duke u puthur në një darkë romantike. Siç duket kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga ish-bashkëshortja e Dan, e cila ka thumbuar publikisht Lady Gagan. Aktorja Autumn Guzzardi ka publikuar një foto në ‘Instagram’ shoqëruar me mbishkrimin: “Poker Face”.

Në fakt ky është titulli i hitit më të njohur të Gagas, prandaj të gjithë e kanë përkthyer si një ngacmim ndaj saj. Sapo e kanë vënë re këtë gjë fansat e Lady i janë hedhur menjëherë në sulm Guzzardit, për të mbrojtur idhullin e tyre. “Lëre Gagan të qetë”, shkruante dikush prej tyre në komente. Guzzardi u nda nga Dan Horton vitin e kaluar, gati 5 vite pas martesës së tyre. Ndërsa Lady Gaga nga ana tjetër i dha fund fejsës së saj me Christian Carino përpara disa muajsh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat