Kourtney Kardashian se ka problem, përsëri zhvishet komplet

Mediale Vip

Kourtney Kardashian se ka problem, përsëri zhvishet komplet

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:57
Kourtney Kardashian

Një ditë tjetër, një tjetër foto nudo e Kardashian ! Vajzat e familjes Kardashian-Jenner na ‘bekojnë’ vazhdimisht me fotografi të trupave të tyre të formuar në mënyrë të përsosur, por një gjë është e sigurt, ato kurrë nuk lodhen duke e bërë një gjë të tillë. 

Atëherë, cili nga Kardashianët është e zhveshur këtë herë,? Është Kourtney Kardashian, e cila vuri në pah trupin e saj të saj të zhveshur në emër të promovimit të shëndetit të lëkurës.

Kourtney postoi imazhin nudo në Instagram përmes Poosh, markës së saj të jetesës dhe shëndetit. Në foto shihet Kourt ulur në një pishinë gjatë mesditës, duke mbuluar gjoksin e saj ndërsa në fokus janë të pasmet e saj. 

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Kourtney ka dalë lakuriq. . Në fillim të këtij viti, Kourt postoi një foto të zhveshur në banjë për të promovuar Poosh. Ajo gjithashtu pozoi nudo për të festuar ditëlindjen e 39-të vitin e kaluar.

Përveç Kourt edhe motrat e tjera Kim , Khloé , Kendall , dhe Kylie pozojnë pothuajse vazhdimisht pa rroba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat