Pas sherrit me Mozzik, Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit

Mediale Vip

Pas sherrit me Mozzik, Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 22:20
Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit

Një vit më parë bëri bujë në media largimi i Mozzik dhe Getinjos nga labeli i njohur On Records. Mes dy vëllezërve dhe menaxherit të labelit nisi një sherr virtual pasi dy djemtë kishin prishur kontratën dhe Met Elshani e çoji çështjen deri në gjykatë dhe madje bllokoi për një periudhë edhe këngët e tyre në Youtube.

Gjithë anëtarët e tjerë të grupit e hoqën Mozzik dhe Getinjon nga rrjetet sociale gjë që ngriti dyshimet se marrëdhëniet e tyre ishin keq. Mirëpo, pasi Kida u largua nga 'On Records' tregoi se raporti i saj me kolegun është shumë mirë dhe se nuk do i thoshte jo një bashkëpunimi të dytë me Mozzik.

E ftuar ditën e sotme në “Pushime On Top”, Kida tregoi se u largua nga labeli pasi i mbaroi kontrata dhe teksa u pyet se nëse do të bëjë në të ardhmen një këngën me Mozzik ajo tha: “Asnjëherë s’kam pas problem direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”, tha Kida një lajm ky që s’do i pëlqej aspak ish menaxherit të saj Met Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat