Mariza Ikonomi publikon videon e rrallë, këndon bashkë me të ëmën këngën e preferuar të familjes

Mediale Vip

Mariza Ikonomi publikon videon e rrallë, këndon bashkë me të ëmën këngën e preferuar të familjes

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:29
Mariza Ikonomi

Pas eksperiencës së saj si këngëtare në kroçere, Mariza Ikonomi është rikthyer për të kaluar disa ditë pushime përkrah të afërmve të saj.

Së fundmi artistja e njohur ka treguar se ka udhëtuar drejt Amerikës dhe prej andej ka publikuar në një nga videot më speciale.

Mariza ka postuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një video të rrallë, në të cilën shihet duke kënduar bashkë me të ëmën.

Në fakt kënga që ato të dyja këndojnë duket se ka shumë domethënie për familjen e Marizës, ndaj është prezente në çdo gëzim të tyre.

Ikonomi ka treguar se kënga “Vemi o s’vemi” ka qenë e preferuara e gjyshit të saj, i cili nuk jeton më dhe tani në mungesë të tij e këndon bashkë me të ëmën.

“Kjo është kënga e familjes sonë që na shoqëron në çdo gëzim. Ishte kënga e preferuar e gjyshit tim tashmë e mamasë sime”, ka shkruar Mariza në postimin e saj.

Ajo çfarë vihet re në video, përveç ngjashmërisë në pamje mes këngëtares dhe të ëmës, është zëri i nënës së saj. Mariza nuk e ka treguar më herët këtë gjë, por mesa duket një pjesë të talentit të saj në muzikë e ka të trashëguar nga nëna e saj, që e shoqëron kaq bukur duke kënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat