U bë nënë dje, zbulohet emri i vajzës së ish-deputetes shqiptare

Mediale Vip

U bë nënë dje, zbulohet emri i vajzës së ish-deputetes shqiptare

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:56
Klajda Gjosha

Mëngjesin e 1 gushtit, ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha solli në jetë vajzën e saj.

Nëna e re dhe bashkëshorti i saj Ardiani vendosën që ta quajnë vogëlushen Greis dhe ky detaj është zbuluar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dedikim te ndjerë që ka bërë në Instagram.për Klajdën dhe marrëdhënien nënë e bijë.

Klajda u bë mama për herë të dytë! “E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë.”, shkruan Kryemadhi, nënë e dy vajzave dhe një djali.

Image

Greis është fëmija i dytë për ish-ministren e Integrimit Europian që erdhi në jetë 4 vite pas djalit Luis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat