Në Prishtinë, Dua Lipa zbulon detaje rreth albumit të ri

Mediale Vip

Në Prishtinë, Dua Lipa zbulon detaje rreth albumit të ri

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:12
Dua Lipa

Dua Lipa ka zbuluar disa detaje rreth projekteve të reja muzikore.

Dua Lipa mbrëmë (e enjte) ka arritur në Prishtinë, këngëtarja kësaj radhe erdhi për të qenë e pranishme në festivalin “Sunny Hill”.

Gjatë ditës së sotme, Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili njëherësh është organizatori i këtij festivali, mbajtën konferencë për medie.

Në këtë konferencë, ata kanë folur më shumë rreth “Sunny Hill”, por natyrisht që këngëtarja nuk shpëtoi pa e pyetur edhe rreth projekteve të reja.

Në pyetjen se ku janë projektet e Duas gjatë kësaj periudhe, ajo u përgjigj “Jam duke punuar shumë me sjellë muzikë të re sivjet, para fundit të vitit”.

Ajo shtoi se po punon që këto projekte të jenë shumë më ndryshe nga ato parapraket, gjithmonë duke i qëndruar besnike zhanrit të cilin e këndon.

Për ndryshe, festivali “Sunny Hill” fillon sot dhe zgjat tre ditë, ndërsa Dua nuk e ka përjashtuar mundësinë e performancës në këtë festival.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat