Olivia Culpo ka një lëkurë fantastike dhe kaq litra ujë pi në ditë

Mediale Vip

Olivia Culpo ka një lëkurë fantastike dhe kaq litra ujë pi në ditë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 21:26
Olivia Culpo

Që prej kohësh kur u shpall Miss Universe në vitin 2012, Olivia Culpo është pyetur disa herë për rutinën e bukurisë, pasi siç mund ta shihni, ka një lëkurë për t’u pasur zili

Përpos kujdesit dhe trajtimit me produkte të ndryshme kozmetike, pa harruar në asnjë moment dietën e shëndetshme, Olivia ka theksuar vazhdimisht se një rëndësi të madhe për lëkurën e saj ka – hidratimi.

Ndërkohë që ju me zor konsumoni 1 litër ujë në ditë (për të mos thënë më pak), Culpo pi gati 3.8 litra ujë. E përsërisim, 3.8…

“Mantra e lëkurës sime është: Qëndro e hidratuar!”, thotë ajo për Women’s Health.

Dhe meqë jemi këtu, Beyonce pi katër litra ujë në ditë. Po kështu edhe Karlie Kloss, Jane Fonda, Tyra Banks, Kim Kardashian e çdo grua me lëkurë të shëndetshme në botë pi sasi të frikshme uji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat