Fansja e Gashit thyen këmbën dhe arsyeja mund të jetë këngëtari, ja çfarë ndodhi dje në ‘Sunny Hill’

Mediale Vip

Fansja e Gashit thyen këmbën dhe arsyeja mund të jetë këngëtari, ja çfarë ndodhi dje në ‘Sunny Hill’

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:28
Gashi

Mbrëmjen që shkoi është mbajtur dita e parë e ‘Sunny Hill Festival’ dhe sytë e të gjithëve ishin nga performancat e shumëpritura të këngëtarëve. Ndër të tjerë, i pranishëm ka qenë edhe Gashi, i cili është pritur me shumë emocion nga fansat e tij edhe pse nuk ishte performues i natës së parë. Gjithsesi, ata fansa që kanë arritur ta shohin teksa hyn janë emocionuar shumë nga prania e artistit. Reperi ka publikuar një video ku shfaqet duke hyrë në festival, ndërsa pranë tij kalon një fanse duke u ndihmuar nga familjarët pasi ka lënduar këmbën. Siç kuptohet edhe nga shkrimi në video, arsyeja e incidentit mendohet se ishte Gashi. Se çfarë ka ndodhur nuk dihet me siguri, por mesa duket prania e këngëtarit ka qenë më shumë se emocionuese për fansat e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat