Daily Mail shkruan për përformancën e Miley Cyrus në “Sunny Hill”

Mediale Vip

Daily Mail shkruan për përformancën e Miley Cyrus në “Sunny Hill”

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:25
Miley Cyrus

Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar një artikull paraqitjes së këngëtares amerikane Miley Cyrus në Sunny Hill Festival që po mbahet në Prishtinës me datë 1, 2 dhe 3 gusht.

E përditshmja britanike ka shkruar se pop ylli amerikan është njohur për paraqitjet e saj plot energji.

Ish-ylli i Disneyt, Hannah Montana, u paraqit me një palë pantallona të zeza lëkure të cilat i kombinoi me një palë çizme të larta, shkruan Daily Mail.

E veshur me rroba të zeza dhe shumë seksi, ajo postoi vazhdimisht storie në Instagram.

“Pop ylli është e njohur si ambientaliste dhe feministe. Ajo ka thënë për nënën natyrë se kur zemërohet, më mirë mos ngatërro me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat