Me fitimet e këtij viti, Lady Gaga heq nga froni i listës së më të pasurve Oprah Winfreyn

Mediale Vip

Me fitimet e këtij viti, Lady Gaga heq nga froni i listës së më të pasurve Oprah Winfreyn

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:54
Lady Gaga

Kur bëhet fjalë për para, ajo është një minierë e vërtetë e arit. Lady Gaga ka hedhur këtë vit shumë çmime në raft, duke përfshirë Grammy, Oscar dhe Golden Globe.

Nuk ishin vetëm “little monstres” që e ndoqën, por e mbarë bota. Për gati një dekadë, ajo ka qenë mega e famshme dhe viti 2019, mund të thuhet se është viti i saj më fitimprurës. 

Stefani Joanne Angelina Germanotta ka kënduar gjithë jetën e saj, duke filluar që në moshën katërvjeçare kur luante në piano. Ajo së pari këndoi në moshën 14-vjeçare në një klub nate në New York dhe atëbotë nisi një karrierë të suksesshme.

Angazhimi i veçantë në Las Vegas përfshin 74 paraqitje skenike dhe për një prej tyre fiton mbi një milion dollarë.

Ajo gjithashtu bashkëpunon me shtëpi të njohura të modës si Versace, Google Chrome, MAC dhe Dud Light. Ajo gjithashtu ka linjën e parfumit “Fame” dhe një linjë të re të përbërësish, “Hose Laboratories”.

Ajo dyshohet se vetëm këtë vit ka fituar 90 milionë dollarë dhe në këtë formë e ka lënë pas Oprah Winfreyn, e cila ishte e para në listën e 100 më të famshmëve të Forbes.

Këngëtarja vlerësohet të jetë “e rëndë” 320 milionë dollarë, sipas CelebrityNetWorth.com. Duke pasur parasysh suksesin dhe çmimet e saj të fundit, kjo shifër është ndoshta shumë më e lartë tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat