1 vit nga ikja e të ëmës, Ardit Gjebrea na prek me përkujtimin: “Kur ti ike mua m’u shemb bota”

Mediale Vip

1 vit nga ikja e të ëmës, Ardit Gjebrea na prek me përkujtimin: “Kur ti ike mua m’u shemb bota”

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:51
Ardit Gjebrea me nenen e tij

Ka kaluar 1 vit që kur mamaja e artistit Ardit Gjebrea u nda nga jeta duke lënë tek ai një dhumbje të madhe e humbje të pazëvendësueshme.

I trishtë do të jetë gjithmonë fillimi i gushtit për prezantuesin e “E diela Shqiptare”, e sot kur bëhet një vit që kur e ëma i mungon, ai zgjedh ta kujtojë mes mallit dhe dhimbjes me anë të këtyre fjalëve të shkruara në Instagram mëngjesin e kësaj të diele.

“Sa shpejt iku një vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetein ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëmatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i çbënin?

Kur ti ike mua mu shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek koridori ku ti më thua: mirupafahim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë…dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat