Elita Rudi e quan ‘Sheqer’, shikoni sa është rritur Zëri

Mediale Vip

Elita Rudi e quan ‘Sheqer’, shikoni sa është rritur Zëri

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:40
Elita Rudi dhe Gjiko

Para disa muajsh, moderatorja e mirënjohur dhe këngëtari Gjiko, u bënë prindër për herë të parë. Ato u bënë me një djalë, të cilin e quajtën Zëri. Prindërit e rinj të showbizit shqiptar shpesh ndajnë me të gjithë fansat e tyre  foto të ndryshme të djalit të tyre gjatë rritjes.

Moderatorja është fokusuar shumë në kujdesin ndaj të birit duke treguar kështu se mëmësia për herë të parë po i ecën në një mënyrë të suksesshme.

Në ditën e sotme, Elita ka postuar në profilin e saj të instagramit dy foto të Zërit me mbishkrimin “Qeqeri i nanës “. Nga fotot e postuara bie në sy se sa shumë është rritur djali i i çftit të njohur shqiptar.  Nga tiparet e tij dhe fytyra buçko vihet re se Zëri ka marrë pak nga e ëma dhe pak nga babai.

Komentet në këto dy foto kanë qenë të shumta dhe fansat e Elitës ndërmjet fjalëve të tyre kanë vënë në pah bukurinë e Zërit dhe i kanë dhuruar atij shumë dashuri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat