Romeo dhe Jonida shkëmbejnë puthje në bregdet, dalin pamjet

Mediale Vip

Romeo dhe Jonida shkëmbejnë puthje në bregdet, dalin pamjet

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:26
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Prej kohësh në media është përfolur për çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar, këngëtaren Jonida Maliqi dhe aktorin Romeo Veshaj.

Megjithëse nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, ata janë parë kudo së bashku dhe tashmë nuk kanë ngurruar edhe të puthen në publik.

“Revista Who” ka publikuar një video të çiftit teksa ndodhen së bashku me Donaldin dhe Borën në plazhin e Llamanit dhe po shijojnë pushimet e tyre.

Teksa ndodheshin të ulur në shezlong përballë njëri-tjetrit, Jonida i ka vënë dorën në qafë Romeos dhe e ka puthur në buzë, siç mund ta shihni në video.

Kujtojmë se disa javë më parë, vetë Jonida publikoi foton e parë me Romeon në profilin e saj në Instagram, mirëpo zgjodhi të mos bënte asnjë deklaratë në lidhje me romancën e tyre të re.

Më poshtë keni videon: 

Romeo dhe Jonida dhurojne puthje ne bregdet on Vidnews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat