Metro britanike: Dua Lipa merr Anwar Hadid në vendlindjen e prindërve të saj

Mediale Vip

Metro britanike: Dua Lipa merr Anwar Hadid në vendlindjen e prindërve të saj

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:12
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Gjërat po shkojnë duke u nxehur për Dua Lipën dhe Anwar Hadid, aq shumë, sa që ajo e ka prezantuar atë në vendlindjen e prindërve të saj, Kosovën.

Kështu nis një tekst i Metro.co.uk kushtuar këngëtares me famë botërore e cila këto ditë po qëndron në Kosovë në kuadër të “Sunny Hill Festival”.

Dua ka lindur në Londër, por që të dy prindërit e saj janë prej Prishtinës – Kosovë dhe që më pas kanë emigruar në Britani të Madhe.

Image

Dua bashkë me familjen qëndrojnë prapa festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës që ka Kosova i cili nisi vitin e kaluar dhe sivjet po mbahet për herë të dytë nga 2 gushti.

Në vazhdën e festivalit, Dua ka ngacmuar fansat me njoftime të mëdha, përfshirë Miley Cirus dhe Calvin Harris.

Duke shpërndarë në Instagram një seri të ‘snap’-ave nga shijimi i jetës në turmën e festivalit, pranë saj autorja e hitit “Neë Rules” kishte edhe të dashruinë e saj të ri, Anëar, derisa me të ajo shoqëroheëj në prani të prindërve të saj dhe të motrave dhe vëllezërve më të rinj se ajo.

Festivalin e ka për zemër Dua derisa ai mbahet në bashkëpunim me Sunny Hill Foundation –  një organizatë bamirësie e krijuar në Prishtinë në patronatin e saj që për synim ka që të ndihmojë vullnetarisht të gjithë ata që kanë nevojë.

Ajo dhe Anwar kanë qenë në lidhje që prej qershorit, ky dyshja thuhet se u bë bashkë vetëm pak javë prej kur Dua u nda nga ish i dashuri i saj Isaac Carew.

Dua dhe Isaac kanë qenë në lidhje ‘on and off’ që prej 2013 ndërsa për herë të parë u ndanë më 2017, para se të bashkoheshin një vit më vonë.

Burime të Metro.co.uk, njoftojnë se dyshja derisa po donte që ta bënte lidhjen që të funksiononte ata “hasën në telashe për ta parë njëri-tjetri” pasi që orari i Duas shkonte duke u stërngarkuar.

Në korrik Dua ka njoftuar se ajo tashmë është me Anwar – vëllain e vogël të Gigi dhe Bella Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat