Në vitin 2010 publikoi albumin e parë, Mc Kresha ‘feston’ suksesin me fansat e tij

Mediale Vip

Në vitin 2010 publikoi albumin e parë, Mc Kresha ‘feston’ suksesin me fansat e tij

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 15:24
Mc Kresha

Kreshnik Fazliu, ose siç njihet ndryshe, Mc Kresha, është një nga reperët më në zë të momentit, suksesi i të cilit sa vjen e rritet.

Ndër vite e kemi parë në bashkëpunim me artistë të ndryshëm shqiptar apo të huaj, me projekte që janë kthyer në hite të padiskutueshme, megjithatë karriera e tij si reper ka nisur solo.

Këtë na e vërteton albumi i parë i Mc Kreshës, “Patikat e Mia”, i cili sot ‘feston’ 9-vjetorin e daljes në treg.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sot 9 vjet u dal #PATIKATeMIA #Faleminderit krejtve e sidomos ty dëgjus i dashtun #PINT ?

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

“Sot 9 vjet ka dalë ‘Patikat e Mia’. Faleminderit të gjithëve, sidomos ty dëgjues i dashur”, ka shkruar reperi në postimin e tij në ‘Instagram’, duke ‘festuar’ këtë ditë të rëndësishme të karrierës së tij me mbështetësit më të mëdhenj.

Komentet e fansave kanë qenë nga më të ndryshmet, disa e kanë falenderuar për muzikën që sjellë, e ndërsa disa thjesht kanë cituar vargje nga këngët e albumit në fjalë.

Ajo çfarë bie në sy është dhe pamja shumë ndryshe e Kreshës, i cili duket i veshur me rroba të gjëra, sigurisht duke u përshtatur me stilin e muzikës së tij. Që pas vitit 2010, Kresha dhe pjesëtarët e tjerë të grupit ‘P.I.N.T’ kanë publikuar dhe 5 albume të tjera të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat