Pas periudhës së vështirë me depresionin postpartum, Chrissy Teigen zbulon se kur do të bëhet sërish nënë

Mediale Vip

Pas periudhës së vështirë me depresionin postpartum, Chrissy Teigen zbulon se kur do të bëhet sërish nënë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:16
Chrissy Teigen me vajzat

Chrissy Teigen dhe John Legend janë prindër të dy fëmijëve dhe familja e tyre është një ndër më të komentuarat të showbiz-it.

Pavarësisht se Chrissy është kritikuar shpesh për mënyrën e prindërimit, fansat presin që në të ardhmen ajo të sjellë në jetë një tjetër fëmijë. Megjithatë duket se kjo nuk është pjesë e planeve të afërta të çiftit, sepse kërkohet shumë sakrificë për rritjen e një fëmije.

Në një foto në të cilën Chrissy ka pozuar përkrah dy vogëlushëve të saj dikush nga fansat ka komentuar: “Mendoj se mund të mbash dhe një tjetër të vogël”.

Menjëherë pas tij nuk ka munguar komenti nga ana e Chrissy, e cila ka treguar se të gjithë duhet të presin edhe disa vite për një tjetër fëmijë. “Duhet të presim edhe disa vite për të provuar sërish. Këta fëmijë janë shumë të lodhshëm”, është përgjigjur ish-modelja.

Më herët Chrissy ka treguar se për të ka qenë shumë e vështirë periudha gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes pasi ka vuajtur nga depresioni postpartum. Ajo ka rrëfyer se edhe pse fëmijët e saj kanë ardhur në jetë përmes metodës së fertilizimit in vitro nuk është ndjerë asnjëherë gati për lindjen e tyre.

Gjithsesi Teigen ka fituar eksperiencë me rritjen e dy fëmijëve dhe e ka pranuar më herët se sjellja në jetë e një vogëlushi tjetër do të jetë më e lehtë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat