Ndryshime të tjera për në shtator, Rudina Dembacajn do e shohim në këtë televizion

Mediale Vip

Ndryshime të tjera për në shtator, Rudina Dembacajn do e shohim në këtë televizion

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:57
Rudina Dembacaj

Për tre vite me radhë, moderatorja e njohur Rudina Dembacaj na ka shoqëruar me emisionin e saj “Mos i fol shoferit” në televizionin “Ora News”.

Por mesa duket me nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator, Rudinën do ta ndjekim në një tjetër ekran.

Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se moderatorja do të zhvendoset në “Tv Klan”. Dembacaj është parë disa herë në ambientet e televizionit dhe thuhet se është ende në bisedime e sipër.

Nuk dihet ende nëse moderatorja dhe aktorja e njohur do të vazhdojë me të njëjtën program në “Klan”, apo “Mos i fol shoferit” do të zëvendësohet nga një projekt i ri.

Lidhur me këto lajme, Rudina ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për të zbuluar se si qëndron e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat