Merr flakë avioni privat i këngëtares së njohur

Mediale Vip

Merr flakë avioni privat i këngëtares së njohur

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 23:37
Avioni privat i këngëtares së njohur

Ylli i popit, Pink i ka shpëtuar një incidenti në avionin privat, i cili mund përfundonte në tragjedi. Menaxheri i saj dhe ekuipazhi zbarkuan në Danimarkë mbrëmjen e së hënës dhe pak minuta më vonë, avioni shpërtheu në flakë. Gjithcka ndodhi një natë pas koncertit të Pink në Oslo.

Sipas mediave lokale, këngëtarja nuk ishte me të tjerët, të cilët po ktheheshin nga koncerti i saj.

“Pink nuk ishte personalisht në bord, por menaxheri i saj dhe disa anëtarë të tjerë të turneut ishin, por gjithçka shkoi në rregull”, njoftoi promovuesi i Pink për gazetën norvegjeze VG.

Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë i lënduar dhe nuk dihet ende cili ishte problem i avionit që mori flakë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat