Taylor Swift në një bashkëpunim me Selena Gomez dhe Katy Perry?

Mediale Vip

Taylor Swift në një bashkëpunim me Selena Gomez dhe Katy Perry?

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 00:52
Taylor Swift, Selena Gomez dhe Katy Perry

Fansat e Taylor Swift janë duke numëruar ditët deri në publikimin e albumit më të ri të saj, me titull ‘Lover’. Këngëtarja e njohur publikoi një foto me byrzylykë miqësie në ‘Instagram’ dhe tani kanë filluar spekulimet se albumi ‘Lover’do të përmbajë një bashkëpunim me mikeshat e saj më të ngushta, Selena Gomez dhe Katy Perry. Sipas ‘E!news’ byrzylyku që lexon ‘Cats’ ka të bëjë me rolin e saj në filmin me po të njëjtin emër, ndërsa fansat mendojnë se kjo i përkon dhe fansave të Kety-t që e quajnë veten e tyre ‘KatyCats’. Nga ana tjetër, një fanse ka vënë re se byrzylyku që shkruan ‘Fearless’ përkon me shkrimin e Selena-s në ‘Instagram’, por në të njëjtën kohë me albumin e 2-të të Taylor-it. Sigurisht këto janë vetëm spekulime nga fansat e këngëtareve dhe për t’u siguruar plotësisht na duhet të presim publikimin e ‘Lover’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat