Kënga “Lonely together” me Aviciin bëhet kënga më e dëgjuar e Rita Orës në albumin e saj të fundit

Mediale Vip

Kënga “Lonely together” me Aviciin bëhet kënga më e dëgjuar e Rita Orës në albumin e saj të fundit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 06:22
Rita Ora

Në shtator të vitit 2017, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të publikonte një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.

Bëhet fjalë për këngën “Lonely together”, e cila erdhi në bashkëpunim me Aviciin, e që për fatin e keq do të ishte bashkëpunimi i fundit i shqiptares me reperin ndjerë, i cili vetëm pak muaj më vonë ndërroi jetë.

Kjo këngë e shpërbleu Rita Orën me çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, në eventin e madh MTV Video Music Awards 2018.

Rita Ora me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në MTV VMA 2018 (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, si shenjë mirënjohje dhe kujtimi të përjetshëm, Rita vendosi që këtë këngë ta bëjë pjesë të albumit të saj më të fundit “Phoenix”, të cilin e publikoi më 23 nëntor të vitit 2018.

E tani pas kaq muajsh, kënga “Lonely together” ka arritur që të dëgjohet mbi 500 milionë herë, duke u bërë kënga më e dëgjuar aktualisht e albumit “Phoenix”.

Ljamin për këtë e ka bërë të ditur faqja e fansave të Ritës, “Rita Ora Facts”, e cila ka treguar për suksesin që “Lonely together” ka shënuar.

Të njëjtën më pas, Ora e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat