Ndahen sërish Bella Hadid dhe The Weeknd! Këtë herë nuk bëhet shkak Selena Gomez

Mediale Vip

Ndahen sërish Bella Hadid dhe The Weeknd! Këtë herë nuk bëhet shkak Selena Gomez

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:07
Bella Hadid dhe The Weeknd

Çifti Bella Hadid dhe The Weeknd i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Burime pranë tyre thonë se ndarja u shkaktua prej distancës dhe axhendës së zënë.

Bella është e angazhuar me shfaqjet e modës, ndërsa The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel, është i zënë në studio ku po përgatit projekte të reja muzikore.

“Ata janë në vende të ndryshme në këto momente, fizikisht dhe psikologjikisht”, tha burimi për E!News.

Ribashkimi i tyre zgjati vetëm disa muaj. Megjithatë, modelja nuk i ka fshirë ende fotografitë me The këngëtarin. Kujtojmë se një vit, ata qëndruan të ndarë pasi The Weeknd përjetoi një histori dashurie me Selena Gomez. Shumë fansa e akuzuan këngëtaren për ndarjen e ciftit, por ajo nuk bëri asnjë reagim për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat