Jennifer Aniston ‘del bllof’, bën sikur flet në telefon për të shmangur paparacët

Mediale Vip

Jennifer Aniston ‘del bllof’, bën sikur flet në telefon për të shmangur paparacët

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 07:27
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit, për shkak të raportit që ruajnë mes tyre. Ata të dy i dhanë fund martesës para 15 vitesh, por marrëdhënia e mirë i bën njerëzit të dyshojnë se dyshja e njohur mund të rikthehen sërish bashkë. Megjithatë burime pranë Jennifer kanë zbuluar se ata të dy janë thjesht miq të mirë dhe nuk ka asgjë më tepër. Për të shmangur pyetjet në lidhje me këtë çështje dhe për të mos u njohur nga mediat, Aniston ka filluar të ndjekë disa taktika. Së fundmi aktorja është parë e veshur komplet me të bardha, me një kapele të madhe dhe një palë syze për të fshehur sa më mirë identitetin e saj.

Gjithashtu ajo është shfaqur duke folur në telefon, por në fat e gjithë kjo ka qenë e sajuar. Syri i mprehtë i paparacëve ka vënë re se telefoni i saj në të vërtetë ishte i fikur dhe Jennifer ka bërë sikur ka qenë duke folur për të mos rënë në kontakt me ta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat